Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se asnjë vdekje nuk është shënuar nga COVID-19, porse 29 qytetarë kanë rezultuar pozitiv, raporton Gazeta “Enigma”.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 194 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Deri më sot janë dhënë 100.387 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Sot janë shëruar 36 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.953.
Në total numri i rasteve aktive është 538. / Gazeta Enigma.