Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar sa i përket votimit të Kryeprokurorit të shtetit.
Ai e ka quajtur zhgënjyes këtë proces.
Ambasadori Rhode ka ripostuar reagimin e Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili e ka quajtur votimin e Kryeprokurorit të Shtetit s’ka qenë në linjë me kërkesat e BE-së.
“Kjo me të vërtetë është zhgënjyese dhe jo rruga e duhur përpara. Veçanërisht kur OJQ-të e njohura të Kosovës si Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike kanë shprehur shqetësimin e njëjtë”, ka shkruar Rhode.
Ndryshe, dje ka reaguar edhe shefi i Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, i cili tha se është i zhgënjyer nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit.
Në një reagim në Twitter, Szunyog ka shkruar se BE-ja në vazhdimësi ka thirrur për një proces të drejtë dhe meritor, por se kjo nuk ndodhi. /Gazeta Enigma/.