Përveç Stevanoviq, edhe dy gjyqtare serbe nga Mitrovica pjesë e takimit me Vuçiqin në Beograd

Përveç Stevanoviq, edhe dy gjyqtare serbe nga Mitrovica pjesë e takimit me Vuçiqin në Beograd

Kryetarja në suspendim e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Liljana Stevanoviq duket të mos ketë qenë e vetme në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Serbisë.

Bashkë me Stevanoviqin, dyshohet se morën pjesë edhe dy gjyqtaret e tjera të institucioneve të drejtësisë në Kosovë, Dragica Jakoleviq dhe Lidija Vuçuroviq. Të dyja shihen edhe në pamjet e takimit, duke tentuar ta fshehin fytyrën.

Janë të ulura afër kryetares në suspendim të Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Liljana Stevanoviq.

Megjithatë, burime të Televizionit Dukagjini kanë treguar se dy gratë që po shihen në këto pamje, janë gjyqtare në institucionet e Republikës së Kosovës.

Ato dyshohet se bashkë me Stevanoviqin morën pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Serbisë.

Sipas të dhënave në faqen zyrtare, Dragica Jakoleviq është gjyqtare në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, kurse Lidija Vucuroviq para pak kohe mësohet të jetë bërë pjesë e divizionit të Apelit për komunat veriore.

Jakoleviq është parë gjatë së mërkurës teksa i është rikthyer punës në Themeloren e Mitrovicës.

Televizionit Dukagjini disa burime të ndryshme ia kanë konfirmuar informacionin se Jakoleviq dhe Vucuroviq morën pjesë në këtë takim të Këshillit të Sigurisë së Serbisë.

Kjo nuk është mohuar as nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, të cilët në një përgjigje për Dukagjinin kanë thënë se janë duke e hetuar pjesëmarrjen e gjyqtarëve serb në këtë takim.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), është duke e trajtuar çështjen e pjesëmarrjes së gjyqtarëve serb në takimin e Këshillit të Sigurisë së Serbisë, mirëpo procedura është konfidenciale dhe nuk mund të japim informacione shtesë, ka njoftuar Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, përveç kryetares së Themelores së Mitrovicës, është raportuar se morën pjesë edhe pesë eprorë të Policisë së Kosovës.

Ndaj tyre Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetimet.

Related Articles