Paqarada: Asnjëherë nuk jam penduar që kam zgjedhur të luajë për Kosovën

Paqarada: Asnjëherë nuk jam penduar që kam zgjedhur të luajë për Kosovën

Leart Paqarada ka thënë se asnjëherë nuk është penduar që ka zgjedhur të luajë për Kosovën.

27-vjeçari kishte luajtur si i ri për Gjermaninë, pastaj për Shqipërinë U21, teksa te Kosova erdhi në vitin 2016.

Paqarada tha se vendimi për të luajtur me “Dardanët” ishte nga zemra.

“Zgjodha federatën që kishte fanellat më të bukura. Jo, shaka mënjanë. Kur isha i ri pata një ofertë nga trajneri i atëhershëm i DFB-së, Steffen Freund, të cilën e pranova me krenari. Më pas ishte kontakti nga Shqipëria kur isha fare i vogël, vetëm 18 vjeç. Kur erdhi puna për t’u bërë profesionist, në Kosovë po ndërtohej infrastruktura e futbollit. Ishte një çështje për zemrën time që të zgjidhja vendin sepse prindërit e mi janë nga Kosova. Asnjëherë nuk jam penduar për vendimin. Kanë qenë momente të bukura luajtja për Kosovën në kualifikimet e para për Kampionatin Evropian dhe Botëror”, ka deklaruar ai për “deichstube”.

Leart Paqarada te Kosova debutoi më 3 qershor 2016, nën urdhërat e Albert Bunjakit.

Anëtari i St. Paulit nuk ka luajtur asnjë ndeshje me Kosovën që nga marsi i vitit të kaluar, kur u prishen raportet mes tij dhe ish-selektorit, Bernard Challandes.

Pavarësisht formës së lartë që po kalon te skuadra gjermane këtë sezon, Paqarada nuk u ftua as nga selektori i ri, Alain Giresse, për miqësoret e marsit.

Related Articles