Ka filluar asfaltimi i rrugës “Muharrem Fejza” në kryeqytet.
Më datë 8 dhe 9 prill rruga e famshme në Prishtinë po qëndron e mbyllur për shkak të asfaltimit.
Nënkryetari i kësaj komune Alban Zogaj ka njoftuar për rreth asfaltimit të rrugës “Muharrem Feejza” shkruan Gazeta Enigma.
“Muharrem Fejza po asfaltohet!”, ka shkruar Zogaj.
Rreth punimeve kishte njoftuar të enjten Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimin e Kontratave në komunë ka bërë të ditur se është duke realizuar punimet për asfaltim në këtë rrugë.
Rruga do jetë të mbyllur nga ora 08:00-18:00.“Ju njoftojmë se, për shkak të mundësisë së asfaltimit për shtresën e parë të një segmenti rrugor, rruga që fillon nga kryqëzimi i rrugës “Muharrem Fejza” me rrugën “Ukshin Kovaçica” në drejtim të lagjes Mati do të mbyllet për qarkullim ditën e premte dhe të shtunë, përkatësisht me datë 08 prill 2022 dhe 09 prill 2022, duke filluar nga ora 08:00-18:00”, thuhej në njoftim.