Zyrtari policor: Stivi Frashëri provokoi keq tifozët, dhuna nuk është dashur të ndodhte!

Zyrtari policor: Stivi Frashëri provokoi keq tifozët, dhuna nuk është dashur të ndodhte!

Derbi i datës 3 prill në mes të Gjilanit dhe Ballkanit ka prodhuar dhunë pasi që pas golit të shënuar në sekondat e fundit të ndeshjes nga portieri i SC Gjilanit, Enea Kolici, situata doli nga kontrolli ku disa individë e sulmuan portierin e Ballkanit, Stivi Frashërin.

Kjo ngjarje kishte ngjallur reagime të mëdha në opinion duke u parë si ngjarje tejet e shëmtuar, shkruan Gazeta Enigma.

Tifozët e SC Gjilanit, janë distancuar menjëherë nga dhuna, por gjithashtu ata pretendojnë se Stivi Frashëri e ka nxitur dhunën duke provokuar gjatë gjithë pjesës së dytë.

Këtë e pohon edhe zyrtari policor, Muamer Abdullahu, i cili ka qenë pjesë e ndeshjes. Ai ka komentuar në një foto-lajm ku Stivi Frashëri sot tha që sulmi në Gjilan ka qenë tentativë vrasje.

Zyrtari policor e ka dënuar fuqishëm rastin, por e ka theksuar se portieri i Ballkanit gjatë ndeshjes ka pasur sjellje jo-sportive, gjithashtu ka bërë edhe gjeste që në publik nuk mund të përshkruhen.

Më poshtë e gjeni komentin e Abdullahut:

Gjithashtu edhe Gazeta Enigma kishte raportuar duke publikuar pamjet ku shihej portieri i Ballkanit duke provokuar tifozët dhe gjuajtur me gjësende. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles