“Më fal që jam ligshtu, kërkove e fortë të bëhesha”, gruaja e Katanës për 23 vjetorin e rënies së tij

“Më fal që jam ligshtu, kërkove e fortë të bëhesha”, gruaja e Katanës për 23 vjetorin e rënies së tij

Sot bëhen 23 vjet nga rënia e luftëtarit dhe heroit Agim Ramadani, i cili gjatë luftës u dëshmua si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët.

Për këtë përvjetor, gruaja e tij Shukrije Ramadani, ka prekur me fjalët që ka shkruar për burrin e saj, duke thënë se e ka marrë malli për magjinë e buzëqeshjes së tij.

“Sot veq dhembjes asgjë smund të fali shpirti im, më fal që jam ligshtu e malli marrê mka për magjinë e buzëqeshjes sate. Kërkove e fortê të bëhesha e në krah lirie të fluturoja qiejve të ëndërruar, ti gëzohesha buzëqeshjes së foshnjeve të palindura e dashurisë së fėmijëve tanë, duarëve që thurin veshje pêr gjeneratat e lirisë e djersës që bulon nga balli i puntorit që ndërton të ardhmen e vendit”, ka shkruar ajo.

Related Articles