La Liga e shfaq Muriqin si pirat: Ai e ka një plan, ta shpëtojë Mallorcan

La Liga e shfaq Muriqin si pirat: Ai e ka një plan, ta shpëtojë Mallorcan

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës dhe Mallorcës, Vedat Muriqi ka impresionuar të gjithë në Spanjë me paraqitjen në ndeshjen e fundjavës kundër Atletico Madridit.

Muriqi realizoi golin e vetëm në fitoren 1:0 kundër Atletico Madridit, triumf që i jep shpresë Mallorcës për të siguruar mbetjen në elitën e futbollit spanjoll.

Faqja zyrtare e La Ligës përveq publikimit të fotografisë së Muriqit në kopertinë në Facebook, tani e kanë shfaqur si pirat në një fotografi të montuar në Instagram.

Ata e quajtën “pirat” Muriqin i cili sipas La Ligas, ka një plan për ta shpërtuar Mallorcën.

“Pirati Vedat Muriqi e ka një plan: ta shpëtojë Mallorcan”, shkruhet në faqen zyrtare të La Ligas.

Kujtojmë se Vedat Muriqi është i huazuar te Mallorca nga Lazio deri në fund të edicionit me mundësi të blerjes së kartonit

Related Articles