Kryetari i Këshillit të Shqiptarëve të Luginës, Ragmi Mustafa, ka folur pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ai në një lidhje direkte në “Info Magazinë”, ka treguar se çfarë është biseduar në këtë takim.
Ai theksoi se kjo është hera e parë që një kryeministër i Kosovës është interesuar drejtpërdrejt për Komunën e Preshevës.
“Problemen me të cilat po përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës, ky ishte në radhën e takimeve konsultative për një çasje sa programatike, po aq edhe sistematike, për të adresuar çështjet e Luginës së Preshevës duke filluar nga pasivizimi i adresave e deri tek situata e krijuar politike në Luginën e Preshevës”, tha ai.
Mustafa foli edhe për shkarkimin e Ardita Sinanin, nga pozita e kryetares së komunës.
“Në këtë takim janë ftuar të gjithë përfaqësuesit politik e insitucional të Luginës, megjithatë sikurse edhe herën e kaluar siç kishte refuzuar, edhe kësaj radhe Shqiprim Arifi dhe Sami Saliu nuk ishin në këtë takim për të bashkëbiseduar e konsultuar, kjo e bën edhe më enigmatike shkarkimin e zonjës Sinani, për shkak se përqarja dhe acarimi janë gabim, janë dëme të pariparueshme, tashmë po hyjmë në një fazë ku bashkëpunimi dhe rreshtimi i drejtë ndaj mbrojtjes dhe avansimit të të drejtave të shqiptarëve nuk është i moqëm si nevojë e as si domosdoshmëri e kohës”, u shpreh ai.
Tutje, ai tha se asambleja komunale e Preshevës është shndrruar në një pazar shit-blerje mandatesh
“Këtu ka një sistem të ndryshëm zgjedhor, asambletë komunale janë ato që e zgjedhin kryetarin e komunës dhe atë të kuvendit, kryetari i komunës nuk zgjedhet me zgjedhje të drejtpërdrejta, në njëfarë forme ky ishte edhe nga shoku elektoral që kishim përjetuar. Ky është një rikthim i pragmatistëve që kishin katandisur komunën e Preshevës para një viti. Për shkak të këtij sistemi, asambea komunale e Preshevës është shndrruar në një pazar shit-blerje mandatësh, për interesa në radhë të parë të pushteteve egocentrike, tendereve financiare e lavdisë politike”, tha ai./Gazeta Enigma/