Kjo është ndeshja futbollistike e Kosovës ku planifikohej vrasja e Hashim Thaçit

Kjo është ndeshja futbollistike e Kosovës ku planifikohej vrasja e Hashim Thaçit

Ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj, gjatë rrëfimit të tij ka treguar se në vitin 2014 ishte parandaluar një atentat ndaj kryeministrit të asaj kohe, Hashim Thaçi.

Smakaj tutje ka shtuar se këtë mision do ta kryente një ish-snajper elitar I ushtrisë serbe, dhe shërbimet sekrete serbe ishin në dijeni për këtë atentat.

“Ishte punësuar një snajper nga forcat elitare serbe dhe i cili pastaj, në bashkëpunim me shërbimet partnere, nuk e kishte mohuar shërbimi serb që ishte planifikuar diçka e tillë. Me partnerët tonë kishim dërguar mesazh në Serbi që të ndalohej kjo dhe të arrestohej ai. Ai ishte arrestuar”, ka deklaruar ai.

“Më 2014 kur është bërë ndeshja e parë e Kosovës kemi parandaluar një sulm që ishte nisur nga shërbimi sekret serb ndaj titullarëve tonë që të prishej ajo atmosferë festive”, ka thënë Smakaj në T7.

Ndeshja për të cilën bëhet fjalë, ishte ajo e Kosovës kundër Haitit e zhvilluar në Mitrovicë. Ajo ishte ndeshja e parë e Kosovës kundër një kundërshtari ndërkombëtar pas pranimit në FIFA.

Kjo ndeshje ishte miqësore, ndërsa para fillimit të takimit, Thaçi së bashku me atëherë ish-presidenten Atifete Jahjaga, kishin dalë në fushë për t’u përshëndetur me lojtarët e të dyja ekipeve.

Kujtojmë se kjo ndeshje ishte zhvilluar në Stadium Olimpik “Adem Jashari” më datën 5 mars 2014 dhe kishte përfunduar 0-0./Gazeta Enigma/

Related Articles