Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në takimin inagurues të Këshillit për Demokraci dhe të Drejtave të Njeriut ka thënë se Kosova është një shembull i një demokracie të mirëfilltë dhe që punon në përmirësimin e demokracisë por edhe duke u fuqizuar edhe më shumë si një partnere në rrafshin rajonal dhe atë ndërkombëtar
Në këtë takim, kanë marrë pjesë krerët më të lartë të shtetit, u tha se ngjarjet në Evropë e Botë dëshmojnë se demokracia kurrë nuk është një projekt i përfunduar, përkundrazi demokracia duhet të avancohet e të mbrohet.
Teksa ka folur në inaugurimin e këtij Këshilli, e para e shtetit tha se synim mbetet shndërrimi i këtij Këshilli në një platformë në promovimin e institucioneve të vendit.
“Me 9 dhjetor të vitit të kaluar Kosova u reshtua nga vendet e ftuara nga presidenti amerikan, Joe Biden për të qenë pjesë e samitit për demokraci. Kosova është një shembull i një demokracie të mirëfilltë dhe që punon në përmirësimin e demokracisë por edhe duke u fuqizuar edhe më shumë si një partnere në rrafshin rajonal dhe atë ndërkombëtar”, ka thënë Osmani.
“Aq sa ka rëndësi rrugëtimi ynë po kaq është i rëndësishëm rrugëtimi i mëtutjeshëm. Ngjarjet në Evropë e Botë na dëshmojnë se demokracia kurrë nuk është një projekt i përfunduar, përkundrazi demokracia duhet të avancohet e të mbrohet”, tha tutje e para e shtetit.
Tutje Osmani tha se janë angazhuar në themelimin e një këshilli koordinues për të punuar e për të garantuar respektimin e pkotë të standardeve demokratike për vendin
“Në fund të muajit të kaluar me dekret kam themeluar këshillin për demokraci dhe të drejtat e njeriut që është një nga zotimet, është edhe garanca jonë ë drejtim të përmbushjes së zotimeve me aleatët tanë në veçanti me SHBA-të. Shtylla e parë sundimi i ligjit, avancimi i të drejtave të njeriut, në fokus në të drejtat e grave dhe barazisë gjinore”
“Çdo ditë në shërbim të demokracisë secili prej nesh kemi në dispozicion për të kontribuar në përmbushjen e zotimeve. Jam e lumtur që prej takimit të parë të këshillit, rezultatet e mira e përmbajtjesore të këtij këshilli që nga tre mujorit të parë. Puna e Këshillit fillon sot”, ka përfunduar ajo./Gazeta Enigma/