61 vjeçari vret me thikë bashkëjetuesen e djalit dhe më pas var veten

Policia njofton se një 61-vjeçar dyshohet se ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit 30 vjeçare dhe më pas ka varur edhe vetën në një pemë.

“Sot rreth orës 12:30, në fshatin Vidhishtë, Roskovec, shtetasi Xh. H., 61 vjeç, dyshohet se në banesë ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit, shtetasen M. H., 30 vjeçe dhe më pas ka varur veten në një pemë pas banese”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

Related Articles