Liverpooli kalon në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Liverpooli kalon në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Liverpooli ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas barazimit 3-3 ndaj Benficës në ndeshjen kthyese.

Anglezët kualifikohen në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 6-4.

Konate shënoi për 1-0 në minutën e 21-të.

Për 1-1 shënoi Ramos në minutën e 32-të.

Vendasit shënuan me Roberto Firminon për 2-1 në minutën e 55-të.

Për 3-1 shënoi përsëri Firmino në minutën e 65-të.

Mysafirët e barazuan rezultatin me dy gola të shpejtë me Yaremchukin dhe Nunezin në minutat e 73-të dhe 82-të./GAZETA ENIGMA/

Related Articles