Mësohen çiftet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Mësohen çiftet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Liverpooli dhe Manchester City kanë kompletuar kalimin tutje, duke e eliminuar Benfican dhe Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve.

Anglezët i bashkuan spanjollëve, Real Madridit dhe Villarrealit, që siguruar të martën kalimin tutje.

Liverpooli barazoi 3-3 ndaj Benficas dhe me rezultat të përgjithshëm prej 6-4, kaloi tutje.

Në anën tjetër Atletico Madridi dhe Manchester City barazuan 0-0 dhe fitorja në ndeshjen e parë prej 1-0 dërgoi tutje skuadrën e Pep Guardiolas.

Manchester City do të përballet me Real Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Në anën tjetër Liverpooli do të luajë me Villarrealin në gjysmëfinalen tjetër. 

Related Articles