Kurti ka nxitur viktimat e dhunës seksuale të luftës të marrin starusin e tyre

Kurti ka nxitur viktimat e dhunës seksuale të luftës të marrin starusin e tyre

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Komisionin qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksule gjatë luftës në Kosovë.

Në Ditën e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale, Kurti ka thënë se do t’ia vazhdojë mandatin këtij komisioni. Ai po ashtu ka nxitur viktimat e dhunës seksuale të luftës të marrin starusin e tyre.

“U bisedua për mbarëvajtjen dhe sfidat e këtij procesi, si dhe domosdoshmërinë e angazhimit të përbashkët për nxitjen e aplikimit nga personat e mbijetuar, në këtë proces plotësisht konfidencial. U theksua se sfidë e procesit për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, mbetet stigma për dhunën seksuale, që pengon të mbijetuarat/it në realizimin e kësaj të drejte të garantuar me ligj”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Ndryshe, propozuar një vit më parë nga presidentja Osmani, sot në Kosovë shënohet Dita e të Mbijetuarave të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Kjo datë përkon me ditën e rrëmbimit të Vasfije Krasniqit nga serbët.

Më 14 prill të vitit 1999, Vasfije Krasniqi u rrëmbye me forcë dhe u dhunua në mënyrë barbare nga forcat serbe.

Llogaritet që në tërë vendin janë edhe 20 mijë të mbijetuar të dhunës seksuale.

Related Articles