Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar sot komunën e Mitrovicës, ndërsa ka mbajtur takim me kryetarin e kësaj komune, Bedri Hamzën, që vie nga radhët e PDK-së.
Osmani para të pranishmëve ka thënë se me Hamzën kanë disktuar për sfidat dhe trajtimin e qytetarëve mitrovicas, por dhe për nivelin e papunësisë.
Mes tjerash ajo bëri të ditur se vizitë ka planifikuar edhe në Mitrovicën e veriut, por edhe në komuna të tjera veriore të cilat udhëhiqen nga komuniteti joshumicë.
”Ne po planifikojmë vizita në të gjitha komunat tjera. Jo vetëm në Mitrovicën e veriut, por jemi në komunikim edhe nga komunat tjera veriore që udhëhiqen nga komunitetet joshumicë. Në momentin që të caktohet një datë që iu përshtatet të dyja palëve, sigurisht që unë do të jem aty”./Gazeta Enigma/