Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar deklaratën fyese të homologut të saj serb, Aleksandar Vuçiq, kundrejt kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.
Osmani e ka quajtur ‘gjuhë të Millosheviqit’ deklaratën e Vuçiqit, duke thënë se nuk pret asgjë nga një njeri që e përkrah Sllobodan Millosheviqin.
“Ne nuk duhet të befasohemi nga gjuha e Millosheviqit, ka qenë pjesë e propagandës së Vuçiqit, akoma nuk e ka dënuar asnjë nga krimet e Millosheviqit dhe ta shfajësojë atë për krimet e kryera në Kosovë”.
“Ne një ndër masakrat do ta përkujtojmë në Mitrovicë, deri në mes te qershorit ka përkujtime të masakrave. Një njeri qe e përkrah Milloshevicin s’presim që do flas me argumente”, tha ajo gjatë një vizitë të enjten në Mitrovicë.
Osmani se përkundër fjalëve të tyre se e kanë zgjedhur rrugën evropiane, “me vepra janë në rrugën e Putinit”.
Presidentja komentoi edhe armatimin e Serbisë, për të cilin tha se e sheh si shqetësuese dhe sipas saj, Serbia nuk është e interesuar për stabilitet.
“Armatimi i Serbisë nuk po ndodh vetëm tani, por tani është shqetësuese sepse Serbia nuk është e interesuar për paqe e stabilitet në rajonin tonë”, tha ndër të tjera ajo.
Osmani ka thënë se po shqyrton edhe disa vizita në SHBA bashkë me kryeministrin. Tha se dy delegacione nga SHBA-ja do ta vizitojnë Kosovën./Gazeta Enigma/