Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i ka reaguar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Osmani e krahasoi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me “Kasapin e Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq.
“Me fyerjet në llogari të presidentit Aleksandar Vuçiq, Vjosa Osmani ka treguar se jeton në të kaluarën dhe se Vuçiqi ka goditur në shënjestër kur ka folur për politikanët e Prishtinës”.
“Është interesante se si zonja Osmani e njohu veten, e kjo është mundësi për të mësuar një thënie tjetër serbe – një mizë i ra ariut!”, ka shkruar Petar Petkoviq.
Увредама на рачун председника @avucic, @VjosaOsmaniPRKS
је показала да живи у прошлости и да је Вучић погодио у мету када је говорио о приштинским политичарима.
Занимљиво како се госпођа Османи препознала, а ово је прилика да научи још једну српску изреку – пала мува на медведа!— Петар Петковић (@PetkovicPetar) April 14, 2022
Gjuhë të Millosheviqit e ka quajtur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, atë të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Osmani ka thënë se nuk pret asgjë nga një njeri që e përkrah Sllobodan Millosheviqin, kur u pyet për deklaratën fyese të Vuçiqit për kryeministrin Albin Kurti dhe presidentit të Malit të Zi.
“Ne nuk duhet të befasohemi nga gjuha e Millosheviqit, ka qenë pjesë e propagandës së Vuçiqit, akoma nuk e ka dënuar asnjë nga krimet e Millosheviqit dhe ta shfajësojë atë për krimet e kryera në Kosovë. Ne një ndër masakrat do ta përkujtojmë në Mitrovicë, deri në mes te qershorit ka përkujtime të masakrave. Një njeri qe e përkrah Millosheviqin s’presim që do flas me argumente”, tha ajo gjatë një vizitë të enjten në Mitrovicë./Gazeta Enigma/