Fjalimi i fundit i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky drejtuar kombit shënon ditën e 50-të të luftës dhe në të ai ka nderuar mbrojtësit e Ukrainës.
“Njerëz të pathyeshëm të vendit më të guximshëm”, nis fjalimi i tij.
“Kemi rezistuar tashmë 50 ditë. Pesëdhjetë ditë agresion rus, megjithëse pushtuesit na dhanë maksimumi pesë ditë”, ka thënë fillimisht ai
“Kjo periudhë, gjatë këtyre 50 ditëve kam parë shumë liderë botërorë në një mënyrë tjetër”, thotë ai, duke kujtuar bisedat dhe takimet e tij me shumë liderë perëndimorë.
“Kam parë politikanë që sillen sikur nuk kishin pushtet. Dhe kam parë jopolitikanë që kanë bërë më shumë në këto 50 ditë se disa shtetarë që pretendonin për lidership”, vazhdon ai.
Ai nuk përmendi hapur fundosjen e anijes së Rusisë Moskva, por vlerësoi trupat ukrainase “të cilat kanë treguar se anijet ruse mund të shkojnë… vetëm në fund”.
Ai ndër të tjera tha se janë një arritje pesëdhjetë ditët e mbrojtjes
“Arritje e miliona ukrainasve. Të gjithë atyre që morën vendimin kryesor në jetë më 24 shkurt – të luftojnë. Të jenë njerëzor. Të mos dorëzohen. Dhe të mos tradhtojnë”.