Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, përmes një konference për media ka paraqitur propozimin për Projektligjin e ri për shëndetësi, i cili përbëhet nga 128 nene.
Zemaj, tha se në këtë Projektligj kanë punuar ekspertë të fushës, duke shtuar se e avancon shërbimin shëndetësor.
Mes tjerash, Zemaj thotë se partia ku bënë pjesë do të japë kontributin e vetë për këtë Projektligj.
“Duke vendosur shëndetin e qytetare dhe avancimin e shërbimeve kujdesemi për mirëqenien e qytetarëve. Sot po procedoj projektligjin për shëndetësi si nismë legjislative. Në këtë projektligj kanë punuar shumë ekspert të fushës. Rregullon procesin edukativ arsimor dhe përcakton profile të profesionistëve. Avancon shërbimin shëndetësor. Ky ligj ka 128 nene dhe do të jetë lehte i zbatueshëm”.
“Ne kemi nevojë për ligj të ri. Ligji për sigurime shëndetësore dhe kemi atëherë edhe një pasqyrë dhe derivon nga pakoja financiare. Nëse qeveria nuk arrin ta përgatis do të japim kontributin tonë. Ka nisma edhe nga deputet e opozitës për projektligjin për transplantin e organeve”, tha Zemaj.