Sa do të zgjasë lufta? Zelensky tregon dy faktorët që do të ndikojnë

Sa do të zgjasë lufta? Zelensky tregon dy faktorët që do të ndikojnë

Në orët e vona të së premtes, në një fjalim drejtuar kombit, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u shpreh se është e vështirë të parashikosh sesa do të zgjasë lufta.

“Sigurisht që dëgjoj edhe parashikime të ndryshme. Kam shumë më tepër informacion se disa media për qëllimet dhe aftësitë e ushtrisë ruse… rreth potencialit të ekonomisë ruse. Për gjendjen emocionale të shoqërisë në Rusi”, thotë ai e nënvizon se dy faktorë do të përcaktojnë kohëzgjatjen e konfliktit.

“Suksesi i ushtrisë sonë në fushën e betejës është vërtet domethënës,” thotë kreu i shtetit ukrainas.

“Historikisht domethënëse. Por ende jo mjaftueshëm për të pastruar tokën tonë nga pushtuesit. Ne do t’i mundim ata edhe më shumë,” thotë ai.

“Sanksionet kundër Rusisë janë shumë domethënëse. Ekonomikisht të dhimbshme. Por ende nuk mjaftojnë që makineria ushtarake ruse të mbetet pa mjete mbijetese. Ne promovojmë sanksionet më të forta, më shkatërruese.”

“Nëse dikush thotë: një vit apo disa vite, unë përgjigjem: ju mund ta bëni luftën shumë më të shkurtër. Sa më shumë dhe sa më shpejt të marrim të gjitha armët që kemi kërkuar, aq më i fortë do të jetë pozicioni ynë dhe aq më shpejt do të vijë paqja”, tha presidenti i Ukrainës./A2CNN

Related Articles