Ministri Çeku i reagon Petkoviqit: Përsërite pas meje, Kosova është shtet sovran dhe demokratik

Ministri Çeku i reagon Petkoviqit: Përsërite pas meje, Kosova është shtet sovran dhe demokratik

Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, i ka reaguar drejtorit të të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, pasi ky i fundit kërkoi që qeveria të respektojë vendimin e Kushtetueses për tokën e Manastirit të Deçanit.

Çeku i ka replikuar në Twitter Petkoviqit, duke i thënë që përpara se të bëjë kërkesa ndaj Kosovës të fillojë ta njohë faktin që Kosova është shtet sovran dhe demokratik.

“Instanca më e lartë ligjore? Po mendon Gjykata Kushtetuese  e Republikës së Kosovës? Para se ta lejosh veten të bësh ndonjë kërkesë nga shteti ynë, të fillojmë me njohjen e fakteve në terren. Ju lutem përsëriteni pas meje: Kosova është një shtet sovran dhe demokratik”, ka shkruar Çeku.

Related Articles