Sveçla: Gjendja shëndetësore e policëve është e mirë, isha te vendi ku ndodhi sulmi

Sveçla: Gjendja shëndetësore e policëve është e mirë, isha te vendi ku ndodhi sulmi

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka reaguar përmes Facebook për sulmin e radhës që është kryer mbi policinë kufitare nga persona ende të paidentifikuar, por me dyshime që vijnë nga territori serb.

Ministri Sveçla ka thënë se pas sulmeve me mjete shpërthyese, gjendja shëndetësore e zyrtarëve të policisë është e mirë dhe nuk ka dëme materiale.

“Në orët e hershme të mëngjesit, nga grupe kriminale janë sulmuar me mjete shpërthyese veturat e policisë kufitare. Sulmi ka ndodhur derisa zyrtarët policor po kontrollonin në rrugët e kontrabandës të cilat i kemi mbyllur. Gjendja shëndetësore e zyrtarëve policor është e mirë dhe nuk ka dëme materiale”, ka shkruar Sveçla”, ka shkruar ai.

Sveçla ka thënë se me të marrë lajmin, ka vizituar pikat kufitare në Jarinje e Bërnjak, aty ku ka ndodhur sulmi, por edhe në Izvor e Trebickë, aty ku janë bllokuar rrugët për ta penguar kontrabandën.

“Sot kam vizituar pikat kufitare Jarinje e Bërnjak, Shaptej vendi ku ka ndodhur sulmi i mbrëmshëm, si dhe në Izvor e Trebickë, ku Policia jonë kufitare mbikqyrë bllokimin e rrugëve ku më herët është zhvilluar kontrabanda. Përkundër 5 sulmeve të njëpasnjëshme që kanë ndodhur ndaj zyrtarëve policor, puna e tyre po vazhdon me intensitet të njejtë e me vigjilencë të shtuar.  Vazhdojmë bashkë e me përkushtim maksimal që të luftojmë çdo grup kriminal që me aktivitete ilegale cenojnë sigurinë e vendit tonë”, ka shkruar Sveçla.

Related Articles