Në Kosovë ka arritur gazetarja e parë nga Ukraina si pjesë e programit “Gazetarët në Rezidencë në Kosovë”.
Ky program u mundëson pagë mujore, akomodim në banesë, kushte për punë, kurse të gjuhës dhe të integrimit si dhe ndihmë psiko-sociale sipas nevojës gjatë qëndrimit në Kosovë.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dalë me disa përfaqësues në pritje të gazetares në Aeroportin “Adem Jashari”
Gazetarja, Lyudmila Makey, ka thënë se në Ukrainë po rrezikohet jeta e të punësuarve në media dhe deri më tani janë vrarë 21 gazetarë./Gazeta Enigma/