Vuçiq për avionin britanik: A është ende e vlefshme Rezoluta 1244?

Vuçiq për avionin britanik: A është ende e vlefshme Rezoluta 1244?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është deklaruar për herë të parë lidhur me raportimet e mediave serbe, se Britania e Madhe po armatos Kosovën.’

Kjo pasi të premten një avion britanik ateroi në aeroportin ”Adem Jashari” në Sllatinë.

Por, bazuar në raportimet serbe, sipas Vuçiq askush nuk ka të drejtë ta armatosë Prishtinën, duke përmendur nenet e Rezolutës 1244 ku sipas të cilave siç thotë ai,‘kjo nuk guxon të bëhet’.

”Ata nuk kanë pasur as të drejtë të marrin vendim për formimin e Trupave Mbrojtëse të Kosovës. Ata duhej të kishin një shumicë minoritetesh, gjë që nuk e kishin. Mos harroni se marrëveshja nga Kumanova parasheh një forcë ushtarake në Kosovë – KFOR-in. Pyetja ime për ta sonte është shumë e thjeshtë”.

”Anglezët nuk janë të parët që i armatosin. Dhe kjo me raketat e rrezikshme, të cilat rezultuan të mira në Ukrainë”.

”E kuptuam mesazhin. Ata ishin gjithashtu të armatosur nga amerikanët dhe turqit po trajnojnë pilotët e tyre për të ardhmen. Dhe janë ata që na kërkojnë të mbështesim ligjin ndërkombëtar. Të njëjtët që e shkelin aq brutalisht”, shprehet ai, shkruan informer.rs.

”Pyetja ime është e thjeshtë – A është ende e vlefshme Rezoluta 1244 apo jo? Ose ka pushuar së vlefshmi pas shpalljes së pavarësisë? – Pra a është e mundur. Dhe pse nuk njihet tek të tjerët?”, pyeti Vuçiq.

Related Articles