Kurti thotë se tërheqja e Trustit nuk është zgjidhje

Kurti thotë se tërheqja e Trustit nuk është zgjidhje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaron se tërheqja e Trustit nuk është zgjidhje.

Kështu ai u shpreh kundër tërheqjes së një pjesë të parave nga Trusti, duke thënë se kështu kanë vlerësuar edhe dy ekspertë të Fondit Monetar Ndërkombëtarë.

“Kemi thënë edhe shumë më herët edhe kur ishim në opozitë në vitin 2020, edhe në vitin 2021 kur ishim në qeveri edhe tani me Pakon e Ringjalljes Ekonomike ne e zbusim krizën, e cila për shkak se ka edhe faktorë më të mëdhenj sesa në vendin tonë nuk është e eleminueshme përnjëherë, mirëpo nuk konsiderojmë që duke marrë nga pleqëria individuale e punëtorëve të tanishëm do të mund ta zgjedhim problemin. E keni parë që edhe dy ekspertë të njohur të FMN-së e kanë dhënë vlerësimin e tyre sesi një zgjidhje e tillë nuk është zgjidhje”, tha Kurti para gazetarëve.

Ndryshe, ekspertët e ekonomisë kërkojnë tërhqjen e trustit prej 20%.

Related Articles