Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19, raporton Gazeta Enigma.
Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 16 raste të reja të infektuara me këtë virus.
Sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.267
Deri më sot 821.438 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 100.906 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 589 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Në total numri i rasteve aktive është 472. / Gazeta Enigma.