Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka shpjeguar një deklaratë të saj në mërgatë ku bënte thirrje mos të përkrahej Fondi për FSK-në.
Musliu ka thënë se Fondi i Ushtrisë është fond “populist” i VV-së. Tutje ajo thotë se në deklaratën e saj ka thënë të mos përkrahet asnjë fond pasi kanë histori të manipulimit në Kosovë.
“Ju e dini që Vv sa ka qenë në opozitë, asnjëherë nuk ka hezituar që çështjet e ndishme ti bëjë kauza, edhe në këtë rast është duke bërë kauzë të rrejshme me ushtrinë e Kosovës. unë që 10 vjet jam anëtare e komisionit të mbikqyrjes së FSK-së dhe Punëve t Brendshme. Tani jam edhe kryetare e Komisionit për mbikqyrje të AKI-së. Nëse diçka di të flasë dhe e di si ka shkuar në këtë vend është sektori in sigurisë. Me të cilën duhet të mburremi dhe të në të njëjtën kohë të kemi kujdes”, tha ajo në T7.
Musliu shton se ky fond nuk mund ta forcojë Ushtrinë e Kosovës, por do ta dobësojë atë.
“Duke u nisur nga këtu duhet të dimë se ushtria e Kosovës nuk duhet të mbahet me ndihma. Në Kuvend kemi kaluar tri ligje që i kemi bërë në bashkëpunim me NATO-n, SHBA-në dhe partnerët. Ndër to edhe strategjia për zhvillim të FSK-së në 10 vitet e ardhshme. Në këtë ligj ka pasur një nen të veçantë i cili na obligon që të qëndrojmë në vijë me strategjinë. Pra edhe nëse i kemi miliardat, nuk mund të investojmë në ushtri. Ajo çfarë kam thënë është se ushtria nuk duhet të mbahet me lëmoshë.
Nëse krijohet ai fond duhet të jetë së bashku me partnerët. Jo në mënyrë arbitrare. Nëse ky fond ishte bërë me ligj do të kishte 4 nene thjesht. Do të duhej t’i përmbaheshim. Mënyra se si e kanë bërë me vendim qeveritar e dëmton ushtrinë. Nuk mendoj se me një fond të tillë mund ta forcojmë ushtrinë përkundrazi do ta dëmtojmë. Me fonde që mund t’i mbledhim nga vullnetarizmi nuk e di a mund ta blejmë një tank, e lërë më një helikopter.”. përfundon ajo.