Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion antidroge në Mitrovicën e Jugut.
Në këtë operacion Policia ka arrestuar katër persona.
Në mesin e të arrestuarve ka edhe shtetas të Shqipërisë si dhe dyshohet se droga erdhi nga Shqipëria.
Dyshohet se droga është sjellë me automjete nga Shqipëria, ku edhe një pjesë e drogës është gjetur në këto automjete, ndërsa pjesa tjetër është gjetur në një objekt në Mitrovicë.