Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz , gjatë qëndrimit në ShBA është takuar me ambasadoren e këtij shteti në OKB Linda Thomas-Greenfield.
Ajo tha se kanë biseduar për krizën globale të sigurisë dhe efektet që mund t’i ketë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Faleminderit që na keni pritur. Ishte kënaqësi të shkëmbenim mendime rreth krizës aktuale të sigurisë dhe efekteve të saj të mundshme në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Gërvalla-Schwarz në Twitter duke rishpërndarë postimin e ambasadores amerikane në OKB.
Kjo e fundit ka thënë se ishte kënaqësi të takohet me zëvendëskryeministren dhe kryediplomaten kosovare, derisa ka vlerësuar Kosovën për strehimin e afganëve dhe mbështetjen e ukrainasve gjatë pushtimit rus.
“Ishte kënaqësi takimi me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz. Kam shprehur vlerësimin tim të thellë për pritjen që Kosova i ka bërë afganëve në nevojë dhe mbështetjen e popullit të Ukrainës gjatë pushtimit brutal të Rusisë”./Gazeta Enigma/
Thank you for having us, @USAmbUN ????????. It was great to exchange views about the current security crisis and its possible spillover effects on the WB. https://t.co/b0nFFSQq1W— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) April 19, 2022