Ditën e djeshme, Vedat Muriqi shënoi golin e katërt në La Liga me fanellën e Mallorcas.
Asnjë nga lojtarët e Mallorcas nuk i ka arritur këto shifra deri më tani në kampionat, duke kontribuuar në pesë gola.
Muriqi këto shifra i ka arritur vetëm në 12 ndeshje të zhvilluara me fanellën e kuqe.
Paraqitjen e prizrenasit përmes rrjeteve sociale e ka komentuar edhe faqja zyrtare e La Liga, e cila bëri një postim special për “Piratin e Kosovës”.
“Sulmues Mood” – shkroi La Liga sipër fotografisë së Muriqit.
Sulmuesi ynë po tregohet vendimtar dhe ka marr fatet e skuadrës së tij në duar, duke e shtyrë drejt mbijetesës.