Garë e nxehtë është duke u zhvilluar edhe në dy grupet e Ligës së Parë, ku shumë skuadra janë duke luftuar për t’u inkuadruar në Superligë, por gjithashtu edhe ekipe tjera për t’i ikur zonës e cila të çon në Ligën e Dytë, shkruan Gazeta Enigma.
Klubi Futbollistik “Rahoveci” është duke luftuar që t’i ikë zonës së rrezikshme.
Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se futbollisti i njohur kosovar, Gentrit Bislimi, është larguar nga “Vreshtarët” që rreth 1 muaj.
Arsyeja e largimit të 23-vjecarit është mosmarrëveshja e tij me drejtuesit e klubit.
Kujtojmë që Bislimi më parë ka mbrojtur ngjyrat e Ulpianës, Malishevës dhe Phoenix.
/GAZETA ENIGMA/