Trepça ’89 është do të rikthehet në Superligën e Kosovës në futboll, vetëm pas një edicioni pas rënies në Ligën e Parë.
“Minatorët” triumfuan 0:2 në derbin lokal kundër Trepçës dhe kësisoj siguruan edhe matematikisht inkuadrimin në elitën e futbollit kosovar dhe titullin e kampionit në Ligën e Parë.
Pllana në minutën e 31-të dhe Morina në të 90-tën “vulosën” fitoren më të rëndësishme të skuadrës këtë edicion në Ligën e Parë.
“Xehetarët” nga edicioni i ardhshëm do të jenë në mesin e skuadrave më të mira të futbollit të Kosovës.
89-shi ka 50 pikë në pozitën e parë në Grupin A duke e lënë pas Lirinë e Prizrenit me 38 pikë.