Kati përdhese i Emergjencës Pediatrike, në të cilën gjendet edhe laboratori i Klinikës së Pediatrisë në QKUK, është mbushur me ujë.
Pjesa dërmuese e korridoreve të kësaj hapësire ka marr pamje tjetër për shkak të reshurave atmosferike.
Siç mëson televizioni kjo gjendje nuk është edhe aq rrallë, me raste sa herë që ka shi, situata pason kështu.
Megjithëkëtë drejtoresha e kësaj klinike, Violeta Grajcevci Uka, tha për televizionin se uji nuk ka depërtuar në dhomën e laboratorit dhe se nuk janë rrezikuar pajisjet.
Derisa e njëjta tregon se menjëherë i ka njoftuar shërbimet teknik, ku nga të cilat pritet të bëhet sanimi.
Mirëpo gjatë kohës sa televizioni qëndroi këtu, nuk u pa asnjë ekip i shërbimeve teknike.
Rrjedhimisht nuk u mësuan as arsyet teknike që sollën këtë gjendje.