Juventusi është kualifikuar në finale të Kupës së Italisë pas fitores me rezultat 2-0 ndaj Fiorentinës.
Bianconerët kualifikohen në finale me rezultat të përgjithshëm 3-0 nga të dy ndeshjet.
Federico Bernardeschi shënoi për 1-0 në minutën e 32-të.
Golin e dytë e shënoi Danilo në minutën e 90+4 pas një asistimi të bukur nga Cuadrado.
Juventusi në finale do të përballet me Interin më 11 maj./GAZETA ENIGMA/