Nis takimi Kosovë-Serbi në Bruksel, përveç targave po bisedohen edhe tema tjera

Nis takimi Kosovë-Serbi në Bruksel, përveç targave po bisedohen edhe tema tjera

Ndërmjetësuesi i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se është duke u mbajtur takimi mes kryenegociatorëve të palës kosovare dhe asaj serbe.

Lajçak tha se pjesë e agjendës është edhe çështja e targave, e cila e ka afatin e fundit sot.

“Takimi i sotëm i kryenegociatorëve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në proces e sipër. Ne kemi një agjendë të ngjeshur të çështjeve aktuale, duke përfshirë targat, zbatimin e marrëveshjeve të kaluara nga dialogu dhe përgatitjen e terrenit për një takim të ardhshëm të nivelit të lartë”.

Ekipet teknike të Kosovës dhe Serbisë edhe dje kanë zhvilluar takime në Bruksel, derisa emisari Lajçak kishte qëndruar në Beograd në një takim me presidentin Aleksandar Vuçiq.

Related Articles