Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për t’i kërkuar presidentes Vjosa Osmani- Sadriu autorizimin për Ministrinë e Drejtësisë, për nënshkrim të traktatit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e Burgut të Gjilanit me qëllim të ekzekutimit të dënimeve për të burgosurit danezë.
Këtë vendim ekzekutivi e mori gjatë mbajtjes së mbledhjes në mënyrë elektronike.
“Është miratuar vendimi për t’i kërkuar Presidentes së Republikës së Kosovës që të japë autorizimin për Ministren e Drejtësisë, për nënshkrim të Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës, për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan, me qëllim të ekzekutimit të dënimeve për të burgosurit danez” thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.