Ky është i riu që u mbyt nga rrymë mbrëmë në Pejë

Ky është i riu që u mbyt nga rrymë mbrëmë në Pejë

Fatos Zekolli është i riu që u mbyt mbrëmë tragjikisht nga rryma në Pejë.

Zekolli është nga Bllaca e Suharekës dhe vdiq në Pejë derisa po kryente punime me eskavator.

Lajmin për vdekjen e tij e bënë të ditur familjarët në rrjete sociale të cilët thanë se viktima ka vdekur pas një aksidenti nga rryma elektrike.

Policia e ka konfirmuar këtë ngjarje të rëndë për Klankosova.tv, derisa tha se akoma nuk dihen shumë detaje lidhur me të.

“Policia mbrëmë në orën 22:16 është njoftuar se në afërsi të udhëkryqit Loxhë-Gorozhdec, në lagjen ‘Dardania’, një person e ka zënë rryma gjatë punimeve. Është dërguar në spital edhe mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e tij”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi pranoi se nuk dihet se çfarë ishte duke punuar i ndjeri në momentin kur e zuri rryma./GAZETA ENIGMA/

Related Articles