Ismet Munishi: Jam trajneri më i mirë, shpresojmë që të rregullohet futbolli e më i miri të shpallet kampion!

Ismet Munishi: Jam trajneri më i mirë, shpresojmë që të rregullohet futbolli e më i miri të shpallet kampion!

Gjilani ka lëshuar tjetër mundësi të madhe për t’iu afruar me pikë liderit, Ballkanit. “Kuqebardhët” u mposhtën në Klinë nga Dukagjini.

Altin Merlaku, sulmuesi klinas ishte “heroi” i Dukagjinit në këtë përballje duke realizuar dy golat e fitores.

Merlaku hapi serinë e golave në minutën e 33-të duke realizuar një gol të lehtë nga afërsia.

Tre minuta më vonë, Merlaku konfirmoi formën e mirë në këtë sfidë, duke realizuar supergol për golin e dytë.

Pas ndeshjes, Ismet Munishi uroi Dukagjinin për fitoren e merituar, teksa tha se referimi ishte korrekt.

“Nuk jam karazmetik, jam trajneri më i mirë. Si klub jemi duke e dhënë një shembull, sot fitorja e Dukagjini është me plot meritë, tentuam, krijuam shumë raste, portieri kundërshtar intervenoi shumë mirë. Pjesën e parë nuk isha i kënaqur me një futbollist, aty ishte i gjithë problemi. Në kësi ndeshje është shumë vështirë të rikthesh rezultatin, jom shumë i kënaqur me referimin e Genc Nuzës”, tha fillimisht Ismet Munishi për Art Sport.

Munishi më pas tha se tek skuadra e tij po ndikojnë faktorë tjerë, teksa ai shpreson që futbolli të rregullohet.

“Tek ne po ndikojnë psikologjikisht disa faktorë tjerë. Unë besoj që është koha e fundit me rregullu futbollin, të luajmë futboll të pastër, le të del më i miri në kampion dhe më i miri në Evropë. Unë e dhashë një mesazh që është për të mirë të futbollit në vazhdim”, përfundoi ai.

/Gazeta Enigma/

Related Articles