Tre të lënduar në vetaksident në magjistralen Prishtinë – Pejë

Tre të lënduar në vetaksident në magjistralen Prishtinë – Pejë

Tre persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në fshatin Korreticë e Lartë, afër “Parkut të Biznesit”.

Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha.

Hoxha tha se automjeti i tipit Reno Clio, për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë në rrugë ka goditur në pjesën anësore dhe është rrokullisur.

“Rreth orës 13:50, afër Parkut të Biznesit në Korreticë të Lartë, drejtimi i rrugës Prishtinë-Pejë, është shkaktuar një aksident trafiku vetaksident, ku dyshohet se automjeti i tipit Reno Clio me targa vendore për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë në rrugë ka goditur në pjesën anësore dhe është rrokullisur”, ka thënë Hoxha.

Tutje ai ka njoftuar se “si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona. Në vendin e ngjarjes kanë dal dy autoambulanca dhe kanë marrë personat e lënduar. Njësia patrolluese policore, përfshirë hetuesin kompetent nga Njësia për kontroll të autostradës janë marr me rastin”./Gazeta Enigma/

Related Articles