Gjokoviq s’fiton as në Serbi, mposhtet nga Rublev

Gjokoviq s’fiton as në Serbi, mposhtet nga Rublev

Andrey Rublev e ka mundur Novak Gjokoviqin në kuadër të turneut Serbia Open.

Rublev fitoi në sete 6-2, 6-7, 6-0, ku arriti të fitojë titullin e tretë të sezonit këtë të diele.

20 herë kampioni i Grand Slam-it hapi sezonin e tij me një humbje befasuese ndaj Alejandro Davidovich Fokina në Masters në Monte Carlo javën e kaluar, ndeshja e tij e parë që nga eliminimi në çerekfinale të Kampionatit të Dubait në shkurt.

Dubai ishte turneu i tij i pare, pasi iu ndalua të luante në Australian Open për shkak të statusit të tij të pavaksinuar, gjë që gjithashtu e pengoi atë të luante në një turne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë muajit të kaluar.

Related Articles