Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka arritur në Kiev të Ukrainës.
Një këshilltar presidencial ka thënë se ai është duke zhvilluar një takim me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Këtë e tha Oleksiy Arestovych në një video në rrjetet sociale. SHBA nuk i ka komentuar këto.
Nëse konfirmohet, Sekretari Blinken do të jetë zyrtari më i lartë amerikan që do të vizitojë kryeqytetin e Ukrainës që nga fillimi i pushtimit rus./Gazeta Enigma/