Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se ai dhe Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, kanë biseduar për rreth tre orë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe ekipin e tij të lartë në kryeqytetin, Kiev.
“Ky ishte i gjithë fokusi i vizitës sonë. Ne donim të fokusoheshim në punën që duhej bërë për të parë planin që kemi, se si po ecim përpara në të gjitha këto linja të ndryshme përpjekjesh”, tha Blinken para gazetarëve.
I pyetur nga një gazetar se çfarë kishin parë gjatë rrugës për në kryeqytet, Blinken tha se kishin marrë një tren nga Polonia jugperëndimore për në Kiev.
“Pra, ne nuk pamë shumë, përveçse shikonim nga dritarja e trenit. Nga Kievi, shkuam drejt në pallatin presidencial”.
Kryediplomati amerikan tha se “nuk kishte shumë mundësi për të biseduar me qytetarët ukrainas”, shkruan CNN. / Gazeta Enigma.