Alban Hyseni do ta drejtoj SC Gjilanin deri në fund të këtij stinori

Alban Hyseni do ta drejtoj SC Gjilanin deri në fund të këtij stinori

Alban Hyseni pritet ta marrë drejtimin e Gjilanit deri në fund të edicionit, raporton Gazeta Enigma.

Alban Hyseni ishte njëri nga ndihmëstrajnerët e Gjilanit në edicionet e fundit të klubit “kuqebardhë”. Hyseni karrierën e tij si futbollist ia kishte kushtuar vetëm Gjilanit duke mos ndërruar asnjëherë ambient.

Ismet Munishi pritet të largohet gjatë ditës nga Gjilani pas disfatës 2:0 nga Dukagjini në fundjavë dhe ngecjes në garë për titull kur kampionati po shkon drejt fundit.

Gjilani pozicionohet në vendin e tretë me 55 pikë të mbledhura, nëntë më pak se lideri, Ballkani.

Related Articles