Qeveria sot ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të qeverisë të datës 23 dhjetor 2021.
Me ndryshimet dhe plotësimet e këtij vendimi disa udhëzime administrative mbesin në fuqi, me qëllim të shmangies së vakumit juridik, deri në nxjerrjen e akteve të reja nënligjore apo plotësim/ndryshimet eventuale të legjislacionit primar.
Këto udhëzime administrative janë:
1. Udhëzimi Administrativ MMPHI Nr.11/2014 për Themelimin, Zgjedhjen, Përgjegjësitë dhe Funksionimin e Këshillit për Fshatin Hoçë e Madhe
2. Udhëzimi Administrativ Nr.03/2013 për Këshillin Zbatues dhe Monitorues
3. Udhëzimi Administrativ për Themelimin, Zgjedhjen, Përgjegjësitë dhe Funksionimin e Këshillit për Trashëgiminë Kulturore të Prizrenit dhe të Zyrës së Qendrës Historike të Prizrenit
4. Udhëzimi Administrativ 10/2011 për Regjistrimin dhe Licencimin e Profesionistëve Shëndetësorë
5. Udhëzimi Administrativ 12/2013 për Vendosjen e Banderolave në Produktet Medicinale
6. Udhëzimi Administrativ 15/2003 për Pagesat e Ekspertëve Profesionalë dhe Komisioneve Profesionale dhe
7. Udhëzimi Administrativ 13/2013 për Qarkulluesit me Shumicë për Produktet dhe Pajisjet Medicinale. /Gazeta Enigma/