Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

09:00Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës dhe organizata të tjera, me rastin e 27 Prillit – Ditës së të Zhdukurve të Kosovës, vendosin kurora me lule para përmendores së personave të zhdukur. (Afër ndërtesës së Kuvendit) 

09:00Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bën homazhe pranë Obeliskut të të pagjeturve. (Afër ndërtesës së Kuvendit) 

09:30Shoqata “Handikos”, në bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të Mirë në kuadër të Kryeministrisë organizojnë tryezë me temën “Shkëmbimi i përvojave me shtete të cilat e kanë ratifikuar Konventën për të Drejtat e Personave me aftësi te kufizuara”. (Hotel “Nartel”, Prishtinë)

09:45Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) zhvillon një aksion simbolik, ku do të kërkohet ndryshimi i statusit të kolegjeve private nga biznese fitimprurëse në organizata jofitimprurëse. (Para hyrjes së Kuvendit të Kosovës)

10:00Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Demaku, raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes lidhur me raportin vjetor të vitit 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, N303)

10:00Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Ndërtesa e Kuvendit, N506)

10:00Mbahet ngjarja përmbyllese e Programit KOSINT 2020, i cili u financua nga Zyra Rome e  Fondacionit për Shoqëri të Hapur dhe u zbatua nga katër organizata jo-qeveritare: Syri i Vizionit, BSFK, RADC dhe VoRAE. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

10:00Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit shqyrton një varg projektligjesh. (Ndërtesa e Kuvendit, N204)

10:30Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe me rastin e 23-vjetorit të Masakrës së Mejës. (Kompleksi Memorial “Lëndina e pikëllimit”, në Mejë të Gjakovës)

11:00Inaugurohet objekti i ri për ruajtje të ftohtë të kërpudhave dhe frutave pyjore jo-drusore. (Ambientet e reja të agrobiznesit “Fungo”, Kamenicë)

11:00Me rastin e 27 Prillit – Ditës së të Zhdukurve të Kosovës, vëhen homazhe në Mejë. Merr pjesë dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. (Kompleksi Memorial në Mejë, Gjakovë) 

11:00Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave në TIK, Komuna e Prishtinës she Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) organizon diskutim me temën “Të kërkosh për karrierë në TIK”. (Zyrat e OEAK-së, Pejton)

12:30Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave në TIK, Komuna e Prishtinës organizon diskutimin me temë “TIK si zgjedhje e karrierës”. (Shkolla fillore “Hasan Prishtina”)

13:00Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, raporton para Komisionit për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

14:00Ministri i Punëve të Brendshme dhe i Administratës Publike, Xhelal Sveçla, raporton para Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)

14:00Hapet ekspozita ndërkombëtare e postierit “All Against Corruption”. (Galeria e Arteve)

14:00Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë publikon raportin “Një proces i papërfunduar: Sfidat në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Dardani)

14:00Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” prezanton të gjeturat e hulumtimit mbi trajtimin e politikave sociale nga ana e organeve të Kuvendit të Kosovës. (Zyrat e Institutit, Rruga B, Residio 5)

14:00Në Ditën e Personave të Pagjetur të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje organizon një aktivitet për mbjelljes së fidanëve në kujtim dhe nderim të 1617 personave të pagjetur nga lufta e fundit. (Biblioteka Kombëtare, ora 14:00)

15:30Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje mban konferencë për medie. (Ndërtesa e Kuvendit, salla e grupit parlamentar).

Related Articles