Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se Projektligji që mundëson tërheqjen e mjeteve deri 30% nga Trusti u është shpërndarë sot deputetëve të Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta “Enigma”.
“Projektligji që mundëson tërheqjen e deri 30% të mjeteve nga Trusti u është shpërndarë sot deputetëve të Kuvendit të Kosovës.Besoj se deputetët do të dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe me integritet do të mbështesin këtë Projektligj që është kërkesë e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e tij.
Tutje ai ka thënë se beson që deputetët do të dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe do të mbështesin këtë Projektligj, teksa ka ftuar të gjithë që të mbështesin tërheqjen e parave nga Trusti.
“Tani plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit nr. 04/L-101 për fondet pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-115, me Ligjin 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116, është në dorën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar Haxhiu.
“Ftoj të gjithë kolegët deputetë nga të gjitha subjektet politike parlamentare që ta mbështesin këtë kërkesë të qytetarëve për tërheqjen e mjeteve nga Trsuti”, ka përfundur Haxhiu./Gazeta Enigma/