Një 73-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme, pasi banesa ku jetonte u përfshi nga flakët.
Ngjarja e rëndë u shënua në fshatin Verbas, të Patosit ku si pasojë e flakëve humbi jetën i moshuari me inicialet S.S.
Siç duket edhe në pamjet, banesa është djegur plotësisht në pjesën e brendshme të saj.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit që përfshinë banesën ku jetonte i moshuari, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./TCH