Sot do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës duke filluar nga ora 10:00, raporton Gazeta “Enigma”.
Në rend dite është edhe propozimi i 40 deputetëve të opozitës për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për krizën energjetike.
Në këtë seancë do të bëhet edhe zgjedhja e tre anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe formimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e anëtarëve në Organin Shqyrtues të Prokurimit.
Rendi i ditës:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
4. Propozimi i 40 deputetëve për caktimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës,
5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-076 për mbrojtjen e sekreteve tregtare,
6. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve tjera joshumicë,
7. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,
8. Formimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e anëtarëve në Organin Shqyrtues të Prokurimit. / Gazeta Enigma.