Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se aleanca ushtarake është e gatshme të mbështesë Ukrainën për vitet e ardhshme në luftën kundër Rusisë.
Duke folur në një samit të të rinjve në Bruksel, Stoltenberg tha se “ne duhet të jemi të përgatitur për një afat të gjatë”.
Ai shtoi se “ekziston absolutisht mundësia që kjo luftë të zvarritet dhe të zgjasë me muaj e vite”.
Vendet e NATO-s – krahas vendeve që nuk janë pjesë e aleancës u takuan në Ramstein, Gjermani, në fillim të kësaj jave për të diskutuar se si mund të mbështesin mbrojtjen dhe sigurinë e Ukrainës.
Shefi i NATO-s tha se aleatët e Ukrainës po përgatiten t’i japin asaj armë të standardeve të NATO-s.
Disa vende kanë dërguar ndihmë ushtarake dhe ndihmë financiare në Ukrainë që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt. / Gazeta Enigma.